Albanska-shqiptar


Udhëzuesit për fëmijët dhe të rriturit me paaftësi.

Fëmijët dhe të rriturit me paaftësi shpesh kanë nevojë për mbështetje të llojeve të ndryshme në jetën e tyre të përditshme. Kjo mund të përfshijë mbështetje në përputhje me Ligjin suedez "Për mbështetjen dhe shërbimet për personat me disa lloje paaftësish funksionale" dhe Ligjin "Për shërbimet sociale suedeze" (pushime për kujdestarët, asistencë personale, akomodim, etj.), mjete ndihmëse mjekësore (karroca për invalidë, platforma, kohëmatës, etj.), përshtatje të shtëpive, pagesa për kujdesin, shërbime lëvizjeje ose iniciativa për kujdes mjekësor.

Shpesh mund të jetë e vështirë të dihet se me cilin autoritet duhet të kontaktohet, prandaj për personat që jetojnë në Bashkinë e Goteborgut vihen në dispozicion udhëzues për fëmijët dhe të rriturit me paaftësi. Ne ofrojmë:

• Informacione dhe udhëzime mbi mbështetjen e disponueshme në shoqëri për fëmijët dhe të rriturit me paaftësi.
• Udhëzime për të gjetur autoritetin e duhur.

Nëse na telefononi, do t'ju përgjigjemi në suedisht. Nëse rezervoni një takim me ne, do të caktojmë një përkthyes nëse ju nevojitet. Nëse na dërgoni email në një gjuhë tjetër nga suedishtja, mund të duhet më shumë kohë që të merrni një përgjigje sepse do të na duhet që ta përkthejmë. Nëse është e nevojshme, mund të caktojmë përkthim përmes telefonit.

Na kontaktoni

Telefoni: 031-367 98 08